Quienes Herbal Line Albania
HERBAL LINE ALBANIA - SHËNDETI DHE BUKURIA JUAJ PËRMES NATYRËS!
Misión
Ne jemi Herbal Line Albania. Misioni ynë është shëndeti dhe bukuria juaj përmes natyrës, sepse asgjë nuk mund t’ju kurojë dhe t’ju bëjë më të bukur sesa bimët edhe lulet. Ne sjellim tek ju produkte për përdorim mjekësor dhe në fushën e kozmetikës, të cilat janë 100% bio-organike dhe të prodhuara nga kompani të njohura mbarëbotërore për këtë qëllim.
Descripción
Qëllimi ynë është të ofroje për konsumatorin produkte të sigurta, pa përmbajtje kimikatesh dhe substancash të dëmshme për shëndetin.
Produktet tona NUK PËRMBAJNË:
• AROMATIZUES SINTETIKË
• NGJYROSËS ARTIFICIALË
• DERIVATE HIDROKARBURE
• PEG
• PARABEN
• LAURETH SULPHATE (SLS)
• VISKOZANTË SINTETIKË
Productos
Herbal Line Albania ju ofron:
1. Mbi 200 lloje vajrash të ndryshme organike për profilaksi, sëmundje dhe trajtime bukurie të lëkurës dhe flokëve.
2. Suplemente ushqimore dhe produkte parafarmaceutike për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
3. Ҫajra bimore për profilaksi, sëmundje dhe humbjen në peshë.
4. Kremra me ekstrakte bimore për lëkurën dhe flokët.
5. Shampo terapeutike me ekstrakte bimore kundër rënies së flokut dhe për rigjenerimin e tyre.
6. Sapunë terapeutikë më ekstraktë bimore dhe baltra kuruese.
7. Maska flokësh dhe fytyre.
8. Locione trupi me ekstrakte bimore.
9. Koktejle bimësh, etj.